Pandemia e koronavirusit na ka çuar drejt një rritjeje të paprecedentë mbikëqyrjes dixhitale, shprehen të shqetësues hulumtuesit dhe avokatët e privatësisë në mbarë botën, me miliarda njerëz që përballen me monitorim i cili mund të mos largohet pasi të ketë përfunduar e gjitha kjo.
Qeveritë në të paktën 25 vende kanë implementuar programe masive për gjurmimin e njerëzve, aplikacione për të regjistruar kontaktet personale me të tjerë, rrjete CCTV pajisur me teknologjinë e njohjes së fytyrës, skema lejesh për të dalë dhe kthyer në shtëpi dhe dronë për të imponuar regjimet e izolimit social.
Metodat janë adoptuar nga shtete autoritete e vende demokratike dhe kanë hapur tregje të reja për kompanitë të cilat grumbullojnë, shesin dhe analizojnë të dhëna private.
Një prej ekspertëve më në zë të botës rreth mbikëqyrjes përmes smartfonëve ka thënë se pandemia ka krijuar një 9/11 në steroide që mund ti hapë rrugë abuzimeve me pushtetin.
“Shumica e këtyre masave nuk kanë një klauzolë përfundimi. Ata mund të vendosin themelet e asaj që sot e tutje mund të konsiderohet normalitet,” thoshte Ron Deibert i cili drejton Citizen Lab në Universitetin e Toronto për the Guardian
“Mendoj se duhet të tregohem sa më vigjilentë për tu siguruar se masat e sigurisë të implementuara janë të duhurat për të shkak të mundësisë së abuzimit ekstrem me pushtetin që mund të lindë prej tyre.”
Në Kinë, qindra miliona kanë instaluar aplikacion të detyrueshme të cilat përcaktojnë fashat e jeshile, verdhë dhe kuqe për të udhëtuar ose larguar nga shtëpia.
Në Evropë disa prej qeverive me ndërgjegjen më të lartë rreth privatësisë po përdorin të dhëna nga operatorët e telekomunikacionit, të fluturojnë në qiej dronë dhe të kopjojnë aplikacione Aziatike për gjurmimin e kontakteve mes njerëzve.
Në SHBA, Apple dhe Google thanë se do të hapin sistemet e tyre operative mobile për aplikacione të ngjashme të cilat punojnë në iPhone dhe Android.
Shkeljet e karantinës kryesisht po ekspozohen nga mbikëqyrje fizike, patrulla policia dhe bllokime rrugësh. Sisteme të sofistikuara të mbikëqyrjes do të ishin tejet të kushtueshme për shumë vende të botës. Në Tartarstan, një sistem lejesh përmes SMS ishte i ngjashëm me një aplikacion parkimi duke sugjeruar se qeveria e vendit e kishte adaptuar.
Kur Moska lançoi sistemin QR këtë javë, uebsajti ra menjëherë dhe ashtu qëndroi gjatë të Hënës. Avokatët e privatësisë thonë se të dhënat personale të vendosur në sistem mund të mos ngelen të sigurta. “Edhe sikur ky sistem tu punojë, unë nuk kam fare besim se të dhënat do të mbeten private,” tha një hetues Rus
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë