Galaxy S20 Ultra i cili ka sensor 108-megapiksel pa teknologjinë “dual-pixel” ka vuajtur me performancën e autofokusit.
Samsung prezantoi ditën e sotme sensorin e ri 50-megapiksel quajtur ISOCELL GN1. Është sensori i parë i Samsung që përmban autofokus “dual-pixel” dhe kombinimin “tetracell” duke ofruar performancë më të lartë dhe cilësi më të mirë të imazhit në dritë të pakët.
Madhësia e pikselëve është 1.2μm, thuajse aq sa ofron një sensor i një kamere konvencionale. Konkurrenti kryesor i këtij sensori është Sony IMX689 i cili gjendet tek telefonë si Oppo Find X2 Pro dhe që ka 48-megapiksel me madhësi 1.22μm.
Normalisht sensori i Samsung do të kapë foto 12.5-megapiksel me katër pikselë të kombinuar në një të vetëm. Ardhja e autofokusi “dual-pixel” është me vlerë sepse Samsung ka dështuar në këtë hapësirë.
Galaxy S20 Ultra i cili ka sensor 108-megapiksel pa teknologjinë “dual-pixel” ka vuajtur me performancën e autofokusit. Samsung thotë se është duke testuar një zgjidhje edhe pse nuk ka arritur ta implementojë ende.
Gjithësesi me sensorin ISOCELL GN1, prioriteti i Samsung është rezolucioni i lartë dhe autofokusi i shpejtë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë