Por për Azinë proporcioni i femrave është shumë më i lartë. Në Kinë 45% e gamers janë femra ndërsa në Korenë e Jugut, Japoni dhe Azinë Juglindore është 40%.
Numri i femrave që po luajnë video lojëra në Azi po rritet me shpejtësi sipas një hulumtimi të fundit. Femrat që po luajnë kryesisht vinë nga Kina, India dhe Japonia.
Komuniteti i femrave “gamer” u rrit me 19% vitin e kaluar sipas të dhënave të komisionuara nga Google. Azia konsiderohet si kryeqyteti i video lojërave ku 48% e të ardhurave të industrisë vinë nga ky kontinent.
Faktorët që kanë kontribuuar në këtë rritje janë të shumta. Për 2019-ën numri i femrave gamers është rritur me 38% në 1.33 miliardë sipas një hulumtimi realizuar nga Google dhe Niko Partners.
Por për Azinë proporcioni i femrave është shumë më i lartë. Në Kinë 45% e gamers janë femra ndërsa në Korenë e Jugut, Japoni dhe Azinë Juglindore është 40%.
Rajoni ka parë një rritje të madhe në lojtarët përmes smartfonëve. Është një industri joshëse jo vetëm për krijuesit e video lojërave por edhe për lojtarët më të mirë të e-sporteve. Femrat më të mira në këtë fushë kanë fituar deri në 20 milionë dollarë përmes sponsorizimeve e shpërblimeve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë