Teknologjia që fshihej pas platformës ofronte vonesa transmetimi inekzistente që do të thotë se transmetuesit ndërvepronin në kohë reale me shikuesit.
Një muaj më parë Microsoft lajmëroi mbylljen e shërbimin streaming për video lojërat Mixer duke inkurajuar përdoruesit të kalojnë në Facebook Gaming.
Të Mërkurën erdhi dita e paralajmëruar nga Microsoft, sepse ishte dita e fundit e Mixer. Asgjë nuk dukej se po shkonte mirë për Mixer i cili qëndron pas çdo rivali në çdo statistikë që mund të përmendim.
Kishte arritur të krijonte një komunitet të dedikuar partnerësh të cilët e dashuronin sajtin sepse ishte ende i vogël por që ishte shumë larg Twitch. Ishte Mixer që nisi një luftë të madhe ekskluzivitetet për transmetuesit duke rritur pagat për talentet e mëdha por nisur edhe shumë detabe të pakëndshme në industri.
Teknologjia që fshihej pas platformës ofronte vonesa transmetimi inekzistente që do të thotë se transmetuesit ndërvepronin në kohë reale me shikuesit.
Megjithatë platforma nuk arriti të kapë një audiencë masive për të jusitifikuar paratë që Microsoft shpenzoi në të. Shumë partnerë të Mixer u shprehën të zhgënjyer sesa shpejtë çdo gjë ra.
Shumica e tyre kanë shkuar në Twitch. Menjëherë pasi Mixer nisi partneritetin me Facebook Gaming, një databazë u përhap në mesin e transmetuesve të platformës. Ishte një arkivë me emrat e rijn të transmetuesve në Twitch në mënyrë që të gjenin njëri-tjetrin me më lehtësi.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë