Kur policia ndezi dritat e emergjencës, makinat e tjera i hapën rrugën ndërsa Tesla Model S rriti shpejtësinë.
Një djalosh në Kanada është arrestuar ndërsa po drejtonte makinën e tij Tesla me shpejtë 150 km/h dhe në të njëjtën kohë po bënte një sy gjumë.
Polica tha se dy ndenjëset e përparme ishin të shtrira dhe shoferi së bashku me pasagjerin ishin në gjumë.
Kur policia ndezi dritat e emergjencës, makinat e tjera i hapën rrugën ndërsa Tesla Model S rriti shpejtësinë.
20 vjeçari nga Kolumbia Britanike do të dalë përballë gjykatës në Dhjetor. Fillimisht ai u arrestua për shpejtësi të lartë dhe u hoq patenta për 24 orë por në fund u akuzua për drejtim të rrezikshëm.
Makinat Tesla aktualisht operojnë në autopilot të Nivelit 2 që kërkon që drejtuesi të mbetet i gatshëm me duart në timon për të reaguar.
Themeluesi i Tesla Elon Musk ishte shprehur se mkainat e tij do të jenë plotësisht autonome drejt fundit të vitit duke kërkuar shumë pak ndërhyrjen e shoferit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë