MacBook Air i ri debuton për 999 dollarë çmim bazë ndërsa studentët e përfitojnë nga 899 dollarë.
Pas një pritjeje të gjatë Apple prezantoi ditën e sotme laptopin e parë MacBook me çipin e vetë kompanisë të cilin e quan Apple M1.
Është procesori i parë desktop ndërtuar nga vetë Apple. Sistemet janë identike me gjeneratat e kaluara, dhe ndryshimet më të mëdha janë në brendësi.
Sipas Apple sistemi duhet të jetë 3.5 herë më i shpejtë sesa modelet e kaluar dhe 98% më i fuqishëm sesa laptopët e prezantuar vitin e kaluar. Një detaj akoma më i rëndësishëm është se laptopi i ri nuk ka një ventilator dhe funksionon pa të.
Kompania gjithashtu flet për efikasitetin e lartë të baterisë duke pretenduar deri në 15 orë jetëgjatësi në shfletim në ueb dhe 18 orë duke parë video me një karikim të vetëm.
Nëse është e vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një avancim të madh përpara nga 12 orë që pretendonin modelet e kaluara.
Sipas Apple procesori i ri është aq i fuqishëm saqë përdoruesit mund të editojnë disa video 4K njëherazi në Final Cut Pro. Megjithatë është një pretendim që mbetet për tu testuar.
MacBook Air i ri nuk ka një TouchBar, por ka një TouchID. Hardueri i uebkamerës mbetet i njëjti edhe pse në një kohë ku telekonferencat po bëhen normalitet. Apple thotë se e ka përmirësuar kamerën 720p përmes softuerit.
Sipas Apple gjenerata e re e MacBook Air me çipin M1 është:
MacBook Air i ri debuton për 999 dollarë çmim bazë ndërsa studentët e përfitojnë nga 899 dollarë. Nga dita e sotme është i gatshëm për tu porositur dhe shitjet fillojnë javën e ardhshme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë