Airpeak do të fokusohet me produkte në shumë industri por konkurrenca e madhe do të jetë me DJI që është bërë zgjidhja e parë për konsumatorët.
Sony ditën e sotme bëri të ditur se do të hynte në biznesin e dronëve me markën e re quajtur Airpeak edhe pse specifikat e vetë dronit të parë mbeten mister. Projekti do të nisë në pranverën e ardhshme.
Shtysa për hyrjen e Sony në këtë industri kanë qenë zhvillimet e fundit me dronët në sektorët industrial dhe kreativë. Airpeak do të fokusohet me produkte në shumë industri por konkurrenca e madhe do të jetë me DJI që është bërë zgjidhja e parë për konsumatorët.
Sony përshkruan dronin e parë si të zhvilluar brenda fushës së robotikës me inteligjentë artificiale duke operuar atë në mënyra dhe hapësira që më parë është konsideruar e pamundur.
E thënë thjeshtë Sony ka në plan të integrojë inteligjencë artificiale tek dronët.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë