Microsoft tha se do të heqë emra individualë nga rezultatet e produktivitetit. Kështu produktiviteti do të gjykohet në nivel organizate dhe jo individuale.
Microsoft kërkoi falje për një funksion të quajtur “rezultati i produktivitetit” që u kritikua ashpër si një mjet mbikëqyrjeje.
Kompania tha se do të bëjë ndryshme tek shërbimi përmes të cilës administratorët IT mund të “ndihmojnë njerëzit të marrin maksimumin” nga produktet e tyre duke kufizuar sasinë e informacionit për punonjësit individualë që ndahen me menaxherët.
Administratorët mund ta përdornin për të parë informacione teknike për rrjetin e tyre dhe kuptuar sesi punonjësit përdorin dhomat e bisedave dhe mjetet e skedulimit.
Por informacioni mund të shikohet edhe si mjet nga menaxherët për të identifikuar punonjësit të cilët nuk po kontribuojnë sa duhet dhe përdorin mjetet në mënyrën e duhur.
Microsoft tha se do të heqë emra individualë nga rezultatet e produktivitetit. Kështu produktiviteti do të gjykohet në nivel organizate dhe jo individuale.
Ajo që e diferencon Microsoft është se e kupton kur diçka nuk shkon, e pranon dhe e zgjidh.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë