Edhe pse ka alternativa të tjera të skanimit të dokumenteve, Stack bën diferencën sepse identifikon informacione kyçe në të.
Area 120, inkubatori eksperimentues i Google, lançoi një aplikacion të ri quajtur Stack. Ky aplikacion përdor teknologjinë Google Document AI për të skanuar dhe kategorizuar dokumentet. Stack aktualisht është i disponueshëm vetëm për përdoruesit Android në SHBA.
Për të skanuar një dokument përdoruesi duhet vetëm të klikojë një foto duke përdorur aplikacionin dhe algoritmin bën pjesën tjetër. Edhe pse ka alternativa të tjera të skanimit të dokumenteve, Stack bën diferencën sepse identifikon informacione kyçe në të.
Sipas Google identifikon informacione si data skadence apo pagesa. Çdo dokument i skanuar do të ruhet në Google Drive që do të thotë se përdoruesit nuk humbasin informacione nëse fshijnë aplikacionin Stack.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë