Në aspektin e kërkimit, përdoruesit do të qëndrojnë në modalitetin e kërkimit duke përzgjedhur njëkohesisht disa mesazhe që përmbajnë fjalën të cilën po kërkoni.
Rivali më i afërt i WhatsApp, Telegram, lançoi një numër të konsiderueshëm funksionesh të reja për të rritur privatësinë dhe sigurinë e aplikacionit.
Platforma e komunikimi njihet për funksionet e saj unike si enkriptim fundor të bisedave, dërgimin e mëvonshëm të mesazheve dhe bisedave të cilat mund të fshihen vetë.
Me versionin 5.13 të Telegram për Android dhe iOS, përdoruesit mund të zgjedhin tema dhe paleta të ndryshme ngjyrash për bisedat.
Por mbase ajo që më tepër ka rëndësi është një funksion privatësie. Tashmë ju mund të dërgoni një mesazh i cili do të shkojë tek marrësi vetëm kur ai të jetë online. Megjithatë këtë funksion mund ta përdorni vetëm nëse marrësi lejon të që shikohet statusi online i tij.
Gjithashtu kur po shpërndani vendndodhjen do ta keni më të lehtë të përzgjidhni një vend. Përdoruesit mund ta shpërndajnë vendndodhjen thjeshtë duke klikuar mbi hapësirën në hartë në vend që të shkruajnë manualisht e më pas të gjejnë opsionin e dëshiruar.
Në aspektin e kërkimit, përdoruesit do të qëndrojnë në modalitetin e kërkimit duke përzgjedhur njëkohësisht disa mesazhe që përmbajnë fjalën të cilën po kërkoni.
Për më tepër bisedat do të mbajnë vend se ku e keni lënë për herën e fundit dëgjimin e një audio më të gjatë se 20 minuta.
Së fundi “Dark Mode” në Android mund të aktivizohet më me lehtësi ndërsa në iOS do të aktivizohet automatikisht nëse “Dark Mode” është aktiv në nivel sistemi.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë