Amazon ka një zgjidhje për ata që duan të ndërtojnë aplikacione por nuk dinë kodim

Amazon ka një zgjidhje për ata që duan të ndërtojnë aplikacione por nuk dinë kodim

Normalisht e gjitha duhet të bazohet në një databazë në AWS (Amazon Web Services) dhe një ndërtues “drag-and-drop.”

Amazon ditën e sotme prezantoi versionin eksperimental të Amazon Honeycode, një platformë e cila do të ndihmojë këdo në një kompani të ndërtojë aplikacionet e tij pa pasur nevojë të ketë njohuri rreth kodimit.

Normalisht e gjitha duhet të bazohet në një databazë në AWS (Amazon Web Services) dhe një ndërtues “drag-and-drop.”

Zhvilluesit mund të ndërtojnë aplikacione për deri në 20 përdorues falas. Pas këtij limiti duhet të paguajnë për çdo përdorues dhe hapësirë që aplikacionet e tyre zënë.

Honeycode ofron përdoruesve një set shembujsh për përdorime të ndryshme si aplikacione to-do, gjurmues konsumatorësh, aplikacione anketash dhe aplikacione për menaxhimin e inventarëve.

Honeycode përdor një pamje në formë databaze si ndërfaqe kryesore të dhënash. Për të manipuluar të dhënat përdoruesit mund të punojnë me formula standarde. Ndërtuesit e aplikacioneve mund të konfigurojnë njoftime dhe përkujtues.

Me platformën e re sipas Amazon përdoruesit mund të fokusohen tek ndërtimi i aplikacioneve dhe jo infrastruktura e tyre. Për momenti Honeycode është i disponueshëm vetëm në rajonin US West të AWS por së shpejti do të vijë tek më shumë rajone

Copyright: © PCWorld Albania