Sipas Mercury Research, janë shitjet e forta të Ryzen 5000 dhe 8000 të cilët kanë kontribuar në performancën e kënaqshme të AMD në desktop.
AMD vijoi të fitojë terren përballë Intel edhe pse ky i fundit mbetet dominues. Raporti i Mercury Research zbulon se Intel fitoi terren në segmentin mobil me çipet Core Ultra të cilët janë në zemër të laptopëve më të fundit të kompanive.
Intel zotëron 80.7 përqind të tregut të procesorëve të laptopëve ndërsa AMD vetëm 19.3 përqind. AMD është rritur nga 16.2 përqind të tregut në 2023 në 19.3 përqind. Edhe të ardhurat janë rritur për kompaninë nga 10.9 përqind në 16.3 përqind nga ky segment.
Në desktop nga ana tjetër AMD u rrit me 4.2 pikë përqindjeje edhe pse ka vetëm 23.9 përqind të tregut përballë Intel me 76.1 përqind. Të ardhurat e AMD nga ky segment ishin sa 19.2 përqind të tregut.
Sipas Mercury Research, janë shitjet e forta të Ryzen 5000 dhe 8000 të cilët kanë kontribuar në performancën e kënaqshme të AMD në desktop.
Një performancë e mirë e AMD ishte edhe tek procesorët për serverët ku modelet EPYC vijojnë të preferohen mbi procesorët Intel. AMD kontrollonte 23.6 përqind të procesorëve për serverët dhe 33 përqind të të ardhurave gjeneruar prej tyre.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë