Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

AMD zbulon kartën grafike që do të konkurrojë Nvidia

Prezantimin e mbylli me një tjetër lajm të madh, një kartë grafik “Big Navi” RX 6000 e cila do të debutojë më 28 Tetor.

Ditën e Enjte AMD prezantoi procesorët e rinj me arkitekturën Zen 3 Ryzen 5000 por CEO i kompanisë Lisa Su nuk ndaloi aty.

Prezantimin e mbylli me një tjetër lajm të madh, një kartë grafike “Big Navi” Radeon RX 6000 e cila do të debutojë më 28 Tetor.

Ndërsa detajet e plota nuk do të zbulohen deri në fund të Tetorit, Su tha se pritshmëritë ishin të mëdha duke premtuar kartën grafike më të fuqishme ndërtuar ndonjëherë.

Su tha se një sistem me procesor Ryzen 5000 kombinuar me grafikat Radeon 6000 mund të ofrojë 60fps në 4K për lojën Borderland 3, 88fps për Call of Duty Modern Warfare dhe 73fps për Gears 5.

Grafikat RX 6000 janë lajm i madh për AMD sepse jo vetëm është karta më e fuqishme e kompanisë por gjithashtu sjell arkitekturën RDNA 2.

Nuk është thjeshtë një grafikë desktop por baza e grafikave përdorur në Xbox Series X/S dhe PS5. Mbetet për tu parë sesi krahasohet me grafikat e fundit të Nvidia RTX 3000. /PCWorld Albanian

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: