Angazhimi social është në fokus të aplikacionit i cili së shpejti do të ketë dhe një version për iOS.
Aplikacioni i Facebook dedikuar Gaming është lançuar në Android përpara debutimit të planifikuar që ka qenë muaji Qershor.
Gjiganti i medias sociale tërhoqi debutimin e aplikacionit me dy muaj për shkak të pandemisë globale të koronavirusit që izoloi njerëzit nëpër shtëpia.
Angazhimi social është në fokus të aplikacionit i cili së shpejti do të ketë dhe një version për iOS. Twitch dhe YouTube janë konkurrentët më të mëdhenj të Facebook Gaming.
Aplikacioni ka një opsion Go Live për transmetimet e video-lojërave. Është ky opsioni tek i cili vihet theksi nga aplikacioni i cili ka edhe një tab të dytë për zbulimin e lojërave dhe aktiviteteve të miqve me lojërat.
Tabi i fundit ka një platformë chati. Deri në këto momenti aplikacioni ka marrë mëse 5 milionë shkarkime në Play Store.
Ai vjen pas një viti e gjysmë nga testimi në Amerikën Latine dhe Azinë Juglindore. Rrjeti social synon të monetizojë aplikacionin duke mbajtur komisione për dhurimet që donatorët u bëjnë lojtarëve.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë