Monedhë

Kategoritë

4 muaj më parë

Apple do të ndajë App Store në dy, një për Europën dhe një për botën

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është përgatitur për ndryshimet që duhej të bëjë për të qenë në përputhje me kriteret e Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) të Bashkimit Europian.

Apple do të ndajë App Store në dy, një për Europën dhe një për botën

Apple po përgatitet që të ndajë App Store në dy në javët në vijim përpara se detyrimet ligjore të vendosura nga Bashkimi Europian për kompanitë teknologjike do ti hapë rrugë instalimit të aplikacioneve nga burime të jashtme në pajisjet Apple.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është përgatitur për ndryshimet që duhej të bëjë për të qenë në përputhje me kriteret e Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) të Bashkimit Europian.

Siç duket Apple është gati të bëjë ndarjen e App Store në vendet e BE-së nga App Store në mbarë botën. Afati i fundit që Apple të përmbushë kriteret është data 7 Mars dhe kompania ka vetëm 7 javë për të aplikuar ndryshimet.

Javën e kaluar CEO i Apple Tim Cook u takua me shefin e konkurrencës Margaret Vestager në Apple Park. Vestager i kujtoi Cook obligimet  Apple për të lejuar instalimin e dyqaneve të aplikacioneve të palëve të treta dhe të aplikacioneve nga burime të tjera krahas App Store.

Apple është e obliguar që tu japë zhvilluesve mundësinë për të promovuar produktet dhe shërbimet e tyre jashtë App Store si dhe të përdorin sisteme pagesash nga palë të treta.

DMA do të detyrojë Apple të bëjë ndryshime jo vetëm në App Store, por edhe në FaceTime dhe Siri në Europë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 
- 13%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iMac 24″ 4.5K, 8GB, 256GB SSD, M1, 8-Core GPU – Blue

139,990 L
Kurseni: 20,000 L