Gjoba e fundit vjen pas një sanksioni dy vite më parë për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone që në SHBA u quajt batterygate.
Autoritetet Italiane të Konkurrencës gjobitën Apple me 10 milionë euro për deklarata të pasakta lidhur me rezistencën ndaj ujit të iPhone 8 dhe 8 Plus.
Apple u kritikua sepse nuk kishte qartësuar sa duhet pretendimet për rezistencë ndaj ujit të telefonëve. Sipas autoriteteve pretendimet e Apple se iPhone rezistonin për 30 minuta në thellësi 4 metra në ujë aplikohen në kushte laboratorike dhe me ujë të pastër.
Gjithashtu kompania nuk ofronte mbulim të dëmit pavarësisht pretendimeve të pasakta. Gjoba e fundit vjen pas një sanksioni dy vite më parë për ngadalësimin e modeleve të vjetra të iPhone që në SHBA u quajt batterygate.
Edhe atëherë Apple pagoi 10 milionë euro për shkeljet.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë