Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple gjobitet për mungesën e karikuesve në kutitë e iPhone 12

Agjencia nuk ishte aspak e kënaqur me përgjigjen që mori dhe tha se Apple duhet të respektojë ligjin Brazilian.

Apple gjobitet për mungesën e karikuesve në kutitë e iPhone 12

Shteti Sao Paolo i Brazilit nuk e pëlqeu aspak idenë e Apple për të shitur iPhone 12 pa një karikuesi në kuti. Mediat lokale raportojnë se agjencia për mbrojtjen e konsumatorit gjobiti Apple 1.92 milionë dollarë për këtë gjë.

Sipas autoriteteve lëvizje e Apple ishte në kundërshti me rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit. Që nga Dhjetori autoritetet kishin vënë në dijeni Apple për pakënaqësitë e tyre por Apple ishte përgjigjur se lëvizja do të mbronte mjedisin dhe reduktonte emetimet CO2.

Agjencia nuk ishte aspak e kënaqur me përgjigjen që mori dhe tha se Apple duhet të respektojë ligjin Brazilian. Edhe pse gjoba përfaqëson një shumë mikroskopike krahasuar me fitimet dhe të ardhura multi-miliardëshe të Apple, mund të përbëjë një precedent edhe për vende të tjera të botës.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

Të Përdorura

Apple iPhone 11 Pro Max

31,990 L36,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 8

14,990 L
 
Të Përdorura

Apple iPhone 8 Plus

21,990 L