Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Apple kundërshton përpjekjet e Bashkimit Evropian për një karikues të përbashkët smartfonësh

Një lëvizje e tillë do të dëmtonte Apple më shumë se çdo kompani tjetër sepse iPhone dhe produktet e saj karikohen nga kabllot Lightnining ndërsa ato Android nga USB-C.

Prodhuesi i iPhone ditën e enjte foli kundër përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të një karikues të përbashkët, një lëvizje që sipas Apple cënon inovacionin dhe krijon mbeturina elektrike.

Komentet e Apple erdhën një javë pasi ligjvënësit e Parlamentit Evropian bënë thirrje për një karikues të përbashkët për të gjithë smartfonët, një lëvizje e cila do të jetë ligjerisht obligative.

Një lëvizje e tillë do të dëmtonte Apple më shumë se çdo kompani tjetër sepse iPhone dhe produktet e saj karikohen nga kabllot Lightining ndërsa ato Android nga USB-C.

“Ne besojmë se përdorimi i një karikuesi të vetëm smartfonësh do të dëmtojë dhe jo ta inkurajojë inovacionin si dhe të dëmtonte konsumatorët në Evropë dhe ekonominë në terësi,” tha Apple.

Kompania vijoi duke thënë se rregullimi nuk është i nevojshëm sepse industria kalon në USB-C. Kalimi në një karikues të përbashkët do ti kushtonte Apple 1.5 miliardë dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania