Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Apple materializon ambiciet më të mëdha, një MacBook Air me procesor të Apple

MacBook Air i ri debuton për 999 dollarë çmim bazë ndërsa studentët e përfitojnë nga 899 dollarë.

Pas një pritjeje të gjatë Apple prezantoi ditën e sotme laptopin e parë MacBook me çipin e vetë kompanisë të cilin e quan Apple M1.

Është procesori i parë desktop ndërtuar nga vetë Apple. Sistemet janë identike me gjeneratat e kaluara, dhe ndryshimet më të mëdha janë në brendësi.

Sipas Apple sistemi duhet të jetë 3.5 herë më i shpejtë sesa modelet e kaluar dhe 98% më i fuqishëm sesa laptopët e prezantuar vitin e kaluar. Një detaj akoma më i rëndësishëm është se laptopi i ri nuk ka një ventilator dhe funksionon pa të.

Kompania gjithashtu flet për efikasitetin e lartë të baterisë duke pretenduar deri në 15 orë jetëgjatësi në shfletim në ueb dhe 18 orë duke parë video me një karikim të vetëm.

Nëse është e vërtetë atëherë kemi të bëjmë me një avancim të madh përpara nga 12 orë që pretendonin modelet e kaluara.

Sipas Apple procesori i ri është aq i fuqishëm saqë përdoruesit mund të editojnë disa video 4K njëherazi në Final Cut Pro. Megjithatë është një pretendim që mbetet për tu testuar.

MacBook Air i ri nuk ka një TouchBar, por ka një TouchID. Hardueri i uebkamerës mbetet i njëjti edhe pse në një kohë ku telekonferencat po bëhen normalitet. Apple thotë se e ka përmirësuar kamerën 720p përmes softuerit.

Sipas Apple gjenerata e re e MacBook Air me çipin M1 është:

  • 3 herë më i shpejtë në eksportimin e projekteve iMovie
  • 5 herë më i shpejtë në Final Cut Pro
  • 2 herë më i shpejtë në Lightroom
  • 3 herë më i shpejtë në machine learning

MacBook Air i ri debuton për 999 dollarë çmim bazë ndërsa studentët e përfitojnë nga 899 dollarë. Nga dita e sotme është i gatshëm për tu porositur dhe shitjet fillojnë javën e ardhshme.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: