Qeveria i ka kërkuar autoritetit të konkurrencës të përpilojë një kod sjellje të detyrueshëm mes mediave dhe platformave dixhitale pasi dështuan diskutimet për rishikimin e pagesave.
Australia do të detyrojë Facebook dhe Google të ndajnë të ardhurat nga reklamimi me mediat dhe gazetat online lokale duke u bërë vendi i parë në botë që u kërkon platformave dixhitale të paguajnë për përmbajtjet që përdorin.
Vendimi i autoriteteve Australiane erdhi pasi mediat lokale u ankuan se gjigantët e teknologjisë kanë kontroll të lartë mbi reklamimin, burimin kryesor të të ardhurave të tyre.
Qeveria i ka kërkuar autoritetit të konkurrencës të përpilojë një kod sjellje të detyrueshëm mes mediave dhe platformave dixhitale pasi dështuan diskutimet për rishikimin e pagesave.
Tregu i reklamimit në Australi ka një vlerë prej 9 miliardë dollarë në vit dhe është rritur me 8 herë që prej 2005.
Për çdo 100 dollarë të shpenzuara në një reklamë online, 1/3 shkon për Google dhe Facebook.
Dhjetorin e kaluar Australia tha se Google dhe Facebook kishin rënë dakord se nuk do të abuzonin me pozitat dominuese e as të dëmtonin konkurrencën.
Dy kompanitë reaguan duke thënë se ishin të zhgënjyera nga vendimi i autoriteteve por që do të bashkëpunonin për kodin e sjelljes.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë