Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Baza e përdoruesve të Spotify rritet, raporton fitime

Spotify tha se numri i përdoruesve aktivë u rrit në 574 milionë për tre mujorin e mbyllur më 30 Shtator, një rritje me 4 përqind krahasuar me një tre mujor më parë.

Baza e përdoruesve të Spotify rritet, raporton fitime

Numri i përdoruesve që paguajnë për Spotify Premium u rrit me tre përqind në 226 milionë në tre mujorin e fundit pavarësisht se shërbimi i muzikës vendosi të rrisë çmimet në disa vende të botës.

Spotify tha se numri i përdoruesve aktivë u rrit në 574 milionë për tre mujorin e mbyllur më 30 Shtator, një rritje me 4 përqind krahasuar me një tre mujor më parë.

Duke krahasuar performancën me vitin e kaluar, mësojmë se numri i abonentëve Premium është rritur me 16 përqind ndërsa i përdoruesve aktivë me 26 përqind.

Sipas Spotify ishte rritja e dytë më e madhe në historinë e saj në tre mujorin e tretë të vitit. Kompania rriti çmimet e Spotify Premium me 1 dollarë në 10.99 dollarë.

Planet Duo, Family dhe Student gjithashtu u rritën. Në tërësi Spotify raportoi fitim prej 65 milionë euro kundrejt 166 milionë euro humbje për të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kompania vazhdon të përmirësojë dhe investojë në ofertat e saj të podkasteve dhe librave audio. Spotify prezantoi së fundi disa plane për të ku abonentët Premium mund të dëgjojnë deri në 15 orë përmbajtje audiolibri si pjesë e abonimit të tyre.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

OFERTA ONLINE
Ofertë!

Apple iPhone 15 Pro Max

119,990 L159,990 L
SAPO ERDHI

Apple iPhone 15 Pro

99,990 L129,990 L
 

Apple iPhone 14 Pro Max

94,990 L159,900 L
 

Apple iPhone 13 Pro Max

59,990 L61,990 L
 
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Samsung Galaxy S23 Ultra

79,990 L89,990 L