Bie Signal pas rritjes së ndjeshme të numrit të përdoruesve

Bie Signal pas rritjes së ndjeshme të numrit të përdoruesve

Signal bën të mundur komunikim të sigurte video, audio dhe tekst por përdoruesit këtë të Premte u përballen me mesazhe që nuk dërgoheshin.

Bie Signal pas rritjes së ndjeshme të numrit të përdoruesve

Nëse keni probleme me dërgimin e mesazheve nga aplikacioni i komunikimit të sigurte Signal, me siguri është për shkak të problemeve teknike që kompania thotë se po prekin aplikacionin ditën e Premte.

Signal bën të mundur komunikim të sigurte video, audio dhe tekst por përdoruesit këtë të Premte u përballen me mesazhe që nuk dërgoheshin.

Signal konfirmoi problemet në rrjetin social Twitter dhe se po punonte për të rikthyer komunikimin sa më parë të jetë e mundur.

Javën e kaluar aplikacioni pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve pasi u rekomandua edhe nga CEO i Tesla Elon Musk dhe në mënyrë indirekte edhe ndryshimi i politikave të privatësisë nga WhatsApp.

Edhe pse nuk ka shpjegim nga Signal, rënia e shërbimit mund të mos ketë lidhje me numrin në rritje të përdoruesve.

Copyright: © PCWorld Albania