Chrome në Android së shpejti me një përmirësim të dukshëm të performancës

Chrome në Android së shpejti me një përmirësim të dukshëm të performancës

Android ka ofruar mbështetje për procesorët 64-bit që prej Lollipop 5.0 në 2014-ën ndërsa të gjitha pajisjet e reja që prezantohen dita ditës kanë harduerë 64-bit.

Vitin e ardhshëm Play Store nuk do të ofrojë më aplikacione 32-bit por vetëm 64-bit. Në përgjigje të këtyre ndryshimeve po punon edhe vetë Google, konkretisht me një version 64-bit të Chrome për Android që do të ketë disa përmirësime të dukshme të performancës.

Aktualisht versioni 85 i Chrome aktualisht në kanalin Dev identifikohet me emërtimin 64-bit. Kjo do të thotë se sapo të godasë kanalin stabil, Chrome 85 64-bit do të jetë i disponueshëm për gjithë përdoruesit.

Android ka ofruar mbështetje për procesorët 64-bit që prej Lollipop 5.0 në 2014-ën ndërsa të gjitha pajisjet e reja që prezantohen dita ditës kanë harduerë 64-bit.

Në testimet e para të bërë është vënë re një ndryshim modest në performancë mes versioneve 32-bit dhe 64-bit të Chrome.

Ky version pritet të debutojë në fund të muajit Gusht ndërsa vetë Google nuk ka konfirmuar ende nëse Chrome 85 ka mbështetje për teknologjinë 64-bit.

Copyright: © PCWorld Albania