Aplikacioni rival Zoom pati një rritje të përdoruesve aktivë në ditë në 300 milionë në Prill. Messenger Rooms u prezantua nga vetë Mark Zuckerberg përmes një postimi në blog.
Facebook shtoi një valë opsionesh të reja në WhatsApp dhe aplikacionin kryesor Facebook përballë një kërkese në rritje të video thirrjeve.
Produkti i ri i kompanisë, Messenger Rooms, ofron video thirrje të cilat mund ti bashkohen deri në 50 persona.
Rrjeti social tha se ka punuar me kriptografë për të parandaluar hyrjen e të paftuarve në këto dhoma. Ndërsa opsionet e reja kanë filluar të lançohen, do të duhet kohë përpara se të mbërrijë tek të gjithë.
Shërbimet e video thirrjeve kanë shënuar një rritje të paprecedent gjatë izolimit të koronavirusit. Facebook tha se në Messenger janë dyfishuar që prej vitit të kaluar.
Aplikacioni rival Zoom pati një rritje të përdoruesve aktivë në ditë në 300 milionë në Prill. Messenger Rooms u prezantua nga vetë Mark Zuckerberg përmes një postimi në blog.
Dhomat në Messenger lejojnë ti bashkoheni apo të largoheni nga një dhomë përpara kohë ato janë të hapura. Ato krijohen përmes Facebook ose Messenger dhe së shpejti do të vinë edhe në Instagram e WhatsApp.
Ata që krijojnë dhomat mund ti mbajnë private duke bllokuar pjesëmarrës të padëshiruar dhe tu dërgojnë ftesa edhe atyre që sjanë në Facebook. Pjesëmarrësit mund të përdorin filtra dhe sfonde të realitetit të shtuar.
Shërtbimi u testua në Argjentinë dhe Poloni ku Facebook Messenger përdoret në masë.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë