Konkurrenti më i ri i Apple iPad Pro dhe Microsoft Surface Pro vjen me një laps stylus të përfshirë në paketim dhe me një tastierë opsionale.
Samsung zyrtarisht prezantoi Galaxy Tab S6, tabletin Android të rangut të lartë i dizajnuar për produktivitet në punë dhe zbavitje në kohë të lirë.
Konkurrenti më i ri i Apple iPad Pro dhe Microsoft Surface Pro vjen me një laps stylus të përfshirë në paketim dhe me një tastierë opsionale.
Tableti del në shitje më 6 Shtator për 649 dollarë për një model me 6GB RAM dhe 128GB memorie. Versioni me 8GB RAM dhe 256GB memorie do të kushtojë 720 dollarë.
Samsung thotë se në fund të vitit do të shesë edhe një model LTE. Aktualisht Tab S6 qëndron në krye të linjës të tabletëve Samsung ku përfshihen Galaxy Tab A të rangut të ulët dhe Tab S5e të rangut të lartë.
Ka një ekran 16:10 10.5-inç OLED me rezolucion 2560×1600, aq sa Tab S4 por që Samsung ka reduktuar kornizat e ekranit. Ky i fundit përmban një skaner të shenjave të gishtërinjve.
Samsung ka reduktuar edhe trashësinë e tabletit në vetëm 5.7mm dhe peshon 420 gram. Në anët e tij janë katër altoparlantë, dy në secilën. Tab S6 ka procesorin Snapdragon 855 dhe bateri 7,040 mAh për të jetëgjatësi prej 15 orësh përdorim.
Në pjesën e pasme të tabletit është një kamër e dyfishtë me një lente standarde dhe një lente me kënd të gjerë 123 gradë. Po në pjesën e pasme është një rrit magnetik i cili bën që lapsi stylus të ngjitet me tabletin.
Në madhësi dhe funksionalitete, Tab S6 është më tepër një konkurrente i iPad Air sesa modelit të shtrenjtë iPad Pro. Por Air kushton shumë më pak por që ka një sistem operativ dhe ekosistem aplikacionesh më të zhvilluar sesa Tab S6.
Sa i përket zgjidhjes së Samsung, vështirë të dëgjosh dikë sot që do të përzgjedhë një tablet Samsung përballë një opsioni të Apple. Mbase me Microsoft Surface mund ta ketë një shans.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë