Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Gjenerata e re e memories GDDR7 për kartat grafike do të vijë në fillim të 2025

SK Hynix, një prej tre prodhuesve më të mëdhenj në botë të memories krahas Samsung dhe Micron, thotë se prodhimi në masë i moduleve të memories së re GDDR7 do të fillojë në 2025-ën.

Gjenerata e re e memories GDDR7 për kartat grafike do të vijë në fillim të 2025

Nuk ekziston një memorie e cila konsiderohet “tepër e shpejtë” sidomos kur bëhet fjalë për video lojërat. Për këtë arsye prodhuesit aplikojnë memorie në kartën grafiken dhe që është specifikisht e optimizuar për aplikacionet vizuale.

GDDR6 (Graphics Double Data Rate Synchronous Dynamic Random Access Memory version 6) ka qenë në mesin tonë prej shtatë vitesh dhe tani siç duket memorie pasuese është gati.

SK Hynix, një prej tre prodhuesve më të mëdhenj në botë të memories krahas Samsung dhe Micron, thotë se prodhimi në masë i moduleve të memories së re GDDR7 do të fillojë në 2025-ën.

Kompania demonstroi module me kapacitet 16GB dhe 25GB, shpejtësi transferimi prej 40Gbps dhe bandwidth prej 160GB/s. Është përafërsisht dyfishi i shpejtësisë së ofrojnë modulet GDDR6 në kartat grafike ekzistuese.

Samsung dhe Micron kanë axhenda edhe më të shpejta për adoptimin e GDDR7 dhe produktet e para do të dalin në shitje mesin e 2025.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: