Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Gjetja e dokumenteve në Teams do të bëhet më e lehtë

Esencialisht ky funksion është i ngjashëm me një shfletues ku ju shkoni pas për të gjetur diçka që e keni parë më parë.

Gjetja e dokumenteve në Teams do të bëhet më e lehtë

Nëse jeni prej atyre që harrojnë ku skedarë dhe folder specifikë janë, Microsoft ka përgatitur një përditësim për aplikacionin Teams. Së shpejti përdoruesit do të mund të shkojnë para dhe prapa në historikun e dokumenteve në mënyrë që të gjejnë atë që po kërkojnë.

Microsoft ende nuk e ka lançuar publikisht këtë opsion por e ka vendosur në axhendën e Microsoft 365. Axhenda zbulon rrugëtimin e zhvillimit të produkteve të Microsoft 365 dhe se çfarë po vjen ende pa u detajuar më parë.

Funksioni Microsoft Teams: History Menu është planifikuar të debutojë në Shkurt të 2021. Esencialisht ky funksion është i ngjashëm me një shfletues ku ju shkoni pas për të gjetur diçka që e keni parë më parë.

Përditësimi është një prej disave parashikuar nga Microsoft për aplikacionin Teams. Kompania ka përqendruar forcat në këtë shërbim i cili është bërë jetik në një botë me pandeminë e Covid-19 që i ka detyruar njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Përshembull Microsoft ka integruar emailet Outlook në Teams në mënyrë që të mos jetë nevoja për të kopjuar dhe ngjitur ato në Teams. Nuk është kjo e gjitha sepse thirrjet e Teams pritet të marrin një përditësim shumë të rëndësishëm. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: