Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Google ka gjetur një mënyrë për monitorimin e rrahjeve të zemrës me kamerën e smartfonit

Zakonisht për të kryer këto funksione janë nevojitet harduerë të specializuar si ato monitorët me dritë të kuqe ose jeshile që gjenden në Apple Watch apo rripat e fitnesit.

Google ka gjetur një mënyrë për monitorimin e rrahjeve të zemrës me kamerën e smartfonit

Google do të prezantojë veçori të reja të cilat lejojnë përdoruesit të kontrollojnë gjendjen shëndetësore thjeshtë duke përdorur kamerën e smartfonit të tyre.

Duke filluar nga muaji i ardhshëm dhe fillimisht një ekskluzivitet i smartfonëve Google Pixel, përdoruesit do të mund të matin rrahjet e zemrës dhe ritmin respirator duke përdorur kamerën e smartfonit.

Zakonisht për të kryer këto funksione janë nevojitet harduerë të specializuar si ato monitorët me dritë të kuqe ose jeshile që gjenden në Apple Watch apo rripat e fitnesit.

Por ekipet e harduerit dhe softuerit pranë Google kanë zhvilluar një metodë që mund të realizojë këto matje vetëm duke përdorur kamerat e smartfonëve dhe të prodhojnë rezultat po aq të sakta sa harduerët e specializuar.

Për ritmin e frymëmarrjes teknologjia mbështetet në një teknik e cila monitoron lëvizjet e kraharorit të një personi.

Për matjen e rrahjeve të zemrës Google fillimisht përdor kamerën për të dalluar ndryshime ngjyrash në majat e gishtave të përdoruesit që janë një indikator i qarkullimit të oksigjenit nga zemra në pjesët e trupit.

Kjo teknikë ka një marxhinë gabimi prej vetëm 2%. Google thotë se këto opsione të reja nuk duhet të përdoren për matje klinike.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: