Google paralajmëroi 2 miliardë përdoruesit për një problem kritik sigurie në të Chrome në Windows, Mac dhe Linux duke u kërkuar përdoruesve të kalojnë në versionin e fundit të shfletuesit.
Google sapo u dha përdoruesve një përditësim që ja vlen të instalohet por që nuk mbulon të gjitha probleme kontroverse të shfletuesit. Motori i kërkimit dërgoi ditën e sotme një paralajmërim kritik që duhet të keni njohuri.
Google paralajmëroi 2 miliardë përdoruesit për një problem kritik sigurie në të Chrome në Windows, Mac dhe Linux duke u kërkuar përdoruesve të kalojnë në versionin e fundit të shfletuesit.
Versioni i fundit i Chrome është 81.0.4044.113 por ajo që bëri çudi është mbajtja sekret e problemit të sigurisë. Në një postim në blog Google e ka emërtuar problemin CVE-2020-6457 dhe është rezervuar nga qeveria Amerikane në Databazën Kombëtare të Problemeve të Sigurisë.
Sipas firmës së sigurisë Sophos përmes këtij problemi hakerët mund të përdorin procesorin për të aktivizuar kode të huaja. Nëse kompania në fjalë ka të drejtë, atëherë merr kuptim fakti pse Google e mban të fshehtë si problem sigurie.
Chrome 81.0.4044.113 është lançuar për Windows, Mac dhe Linux. Mund të kontrolloni versionin që keni të instaluar duke shkuar në menunë me tre vija horizontale dhe të navigoni në Help > About.
Në të njëjtën kohë shfletuesi do të kontrollojë për versionin e fundit.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë