Zyrtarët Sauditë kanë mohuar akuzat duke i quajtur ato absurde. Marrëdhëniet mes Bezos dhe Arabisë Saudite janë përkeqësuar që kur Jamal Kashoggi, një kritik i qeverisë Saudite u vra në konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018.
Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm nga autoritet Amerikane lidhur me raportimet se Princi Saudit Mohamed Bin Salman mund të jetë përfshirë në hakimin e telefonit të bosit të Amazon dhe Washington Post Jeff Bezos.
Reporterët specialë të Kombeve të Bashkuara Agnes Callamard dhe David Kaye thanë ditën e Mërkure se ka informacione të cilat çojnë në përfshirjen e Princit Mohamed Bin Salman në një sulm kibernetik në 2018-ën ndaj miliarderit të teknologjisë.
Zyrtarët Sauditë kanë mohuar akuzat duke i quajtur ato absurde. Marrëdhëniet mes Bezos dhe Arabisë Saudite janë përkeqësuar që kur Jamal Kashoggi, një kritik i qeverisë Saudite u vra në konsullatën Saudite në Stamboll në vitin 2018.
Vrasja ndodhi muaj pas sulmit kibernetik. Telefoni i Bezos u hakua pasi mori një mesazh në WhatsApp, dërguar nga llogaria personale e Princit të Arabisë Saudite. Një hetim zbuloi se telefoni i miliarderit kishte filluar në fshehtësi të dërgonte sasi të mëdha të dhënash pasi kishte marrë një video. Ekspertët e lidhin çështjen me vrasjen e Kashoggi.
Bezos dhe Princi Saudit kishin shkëmbyer numrat e tyre te telefonit një muaj para se të ndodhte hakimi. Informacione private u morën nga telefoni i Bezos të cilat u publikuan më pas nga National Enquirer.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë