Në këtë partneritet Intel ka punuar në integrimin dhe zhvillimin e platformës për çipin 5G si dhe ofruar asistentë për partnerët OEM.
Intel nuk ndërton më modemë 5G pas u tërhoq nga biznes për shkak të mos arritjes së pritshmërive, por partneriteti me MediaTek ka filluar të japë frutet e vete.
Dy kompanitë prezantuan modemin 5G MediaTek T700 dizajnuar për tu përdorur në laptopët e gjeneratës së ardhshme me procesorë Intel.
Në këtë partneritet Intel ka punuar në integrimin dhe zhvillimin e platformës për çipin 5G si dhe ofruar asistentë për partnerët OEM.
Modemi MediaTek T700 ofron mbështetje për teknologjinë 5G nën-6Ghz. Por çipi funksionon edhe me rrjetet 4G. MediaTek premtoi që ky procesor të jetë tejet efikas duke ruajtur baterinë e laptopët gjatë shfletimit në internet apo kryerjes së telefonatave përmes 5G.
Nisur nga kapaciteti më i lartë i internetit të 5G, laptopët me këto modem do të shndërrohen në një domosdoshmëri. Laptopët e lançuar së fundi si Dell Latitude 9510 2n1, HP Elite Dragonfly G2 dhe Lenovo Flex 5G përdorin modemët 5G të Qualcomm.
Nisur nga partneriteti i afërt i Intel me MediaTek, presim që shumë laptopë që kanë procesorët Intel të përdorin në një të ardhme modemët 5G të MediaTek.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë