iOS 4 vjen në formën e një aplikacioni për iPhone

iOS 4 vjen në formën e një aplikacioni për iPhone

Një zhvillues 18 vjeçar ka arritur të rikrijojë iOS 4 si një aplikacion për iPhone dhe është një nostalgji nga e kaluara.

iOS 4 vjen në formën e një aplikacioni për iPhone

iOS 4 debutoi 10 vite më parë si sistemi i parë operativ i Apple që linte pas emërtimin iPhone OS.

Një zhvillues 18 vjeçar ka arritur të rikrijojë iOS 4 si një aplikacion për iPhone dhe është një nostalgji nga e kaluara.

Aplikacioni quhet OldOS dhe sjell eksperiencën e një përditësuar të iPhone 1 dekadë më parë. Është i ndërtuar mbi ndërfaqen e vjetër dhe përmban edhe animacionet e ëmbla.

https://twitter.com/zzanehip/status/1402625414762270723

Disa aplikacione të Apple janë rikrijuar gjithashtu. Të vetmet aplikacione që nuk funksionojnë siç duhet në OldOS janë Messages dhe YouTube që Apple i kishte integruar direkt në sistemin operativ.

Çdo gjë është e pa të metë e madje mund të shfletoni në Safari duke përdorur ndërfaqen e vjetër. Aplikacioni është i disponueshëm përmes Apple TestFlight.

Copyright: © PCWorld Albania