Ligjet e përkohshme u miratuan nga parlamenti dhe zakonisht janë aplikuar për operacionet anti-terroriste.
Shteti i Izraelit ka aprovuar disa masa emergjente për agjencitë e inteligjencës të cilat mund të gjurmojnë të dhënat e transmetuara në rrjetet celulare të njerëzve të dyshuar me koronavirus.
Këto masa do të aplikohen për të implementuar karantinën dhe paralajmëruar ata të cilët mund të kenë rënë në kontakt me njerëz të infektuar.
Ligjet e përkohshme u miratuan nga parlamenti dhe zakonisht janë aplikuar për operacionet anti-terroriste.
Detajet sesi ky monitorim do të bëhet mbeten të fshehta por me shumë gjasa do të realizohet përmes kompanive të telekomunikacionit.
Sapo një individ të etiketohet si rast i dyshimtë koronavirusi, ministria e shëndetësisë do të gjurmojë nëse po i përmbahen kushteve të karantinës.
Gjithashtu të tjerët do të njoftohen me SMS të cilët mund të kenë pasur kontakt me të përpara shfaqjes së simptomave.
Izraeli ka konfirmuar mëse 300 raste me virusin dhe ligjet e reja mbeten në fuqi për 30 ditët e ardhshme.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë