Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Ja sesi të konvertoni çdo video Youtube në një MP3

Pavarësisht se është një platformë videosh, tema më e kërkuar në Youtube është muzika. Dhe kjo nuk duhet të përbëjë surprizë për asnjërin nga ju.

Edhe sikur ta injoroni terësisht, Youtube është shtëpia e miliona titujve muzikorë.

Si i tillë, është e natyrshme që Youtube të përdoret si një mjet për dëgjimin e muzikës. I vetmi problem është se këto tituj janë edhe video, prandaj pse të shpërdorojmë bandwidth-in tonë.

Ky është një problem madhor sidomos nëse keni internet të kufizuar. Një opsion janë abonimet Youtube Red. E nëse nuk e pëlqeni Youtube Red, atëherë ne kemi një alternativë tjetër.

  1. Vizitoni videon e Youtube që doni të konvertoni në mp3
  2. Kopjoni URL-në nga fusha e adresës së shfletuesit
  3. Navigoni në Youtube MP3 dhe ngjisni URL-në aty
  4. Klikoni Konverto Videon
  5. Klikoni linkun e shkarkimit kur procesi të ketë përfunduar

Nëse Youtube MP3 nuk funksionon atëherë përsëri ngelen disa alternativa si Listen to Youtube dhe Vid to MP3. I vetmi problem është cilësia e mp3 e cila është e mesme dhe jo në lartësinë e duhur.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: