Ka ardhur koha të përditësoni nëse jeni në këtë version të Windows 10

Ka ardhur koha të përditësoni nëse jeni në këtë version të Windows 10

Ju mund të kontrolloni cilin version keni duke shtypur Windows + I dhe më pas duke shkuar në System > About.

Ka ardhur koha të përditësoni nëse jeni në këtë version të Windows 10

Versione të reja të Windows 10-ës vinë e shkojnë vazhdimisht. Që nga 8 Dhjetori 2020, versioni 1903 i Windows 10-ës nuk do të mbështetet më. Fundi i suportit aplikohet tek të gjitha edicionet e Windows 10-ës dhe përdoruesit duhet të kalojnë në një version të ri të sistemit.

Përditësimi përmbledhës i dërguar tek përdoruesit e Windows 10-ës në fillim të Dhjetorit është përditësimi final i 1903. Fundi i mbështetjes aplikohet në Windows 10 Home, Pro, Enterprise dhe Education por edhe në Windows Server.

Lajmi vjen pasi pak kohë më parë versioni 1809 i Windows 10-ës humbi suportit. Zakonisht kjo procedurë ndahet me 6 muaj por që Microsoft bëri përjashtim me 1809 për shkak të pandemisë së koronavirusit duke e shtyrë nga Maji 2020 në Nëntor 2020.

Nëse jeni duke përdorur versionin 1903 të Windows 10, përditësoni sa më parë në versionin e fundit. Ju mund të kontrolloni cilin version keni duke shtypur Windows + I dhe më pas duke shkuar në System > About.

Versioni më i fundi i sistemit operativ është lëshuar në Tetor të 2020. Për të përditësuar shkoni në Update & Security > Windows Update.

Copyright: © PCWorld Albania