Divizioni cloud i Alibaba është një prej bizneseve më rritjen më të lartë. Vetëm në tre mujorin e fundit të 2019-ës pati rritje me 62%.
Grupi Alibaba do të investojë 28 miliardë dollarë në infrastrukturë dhe shërbimet cloud në tre vitet e ardhshme, një plan i cili vjen pasi biznesi i softuerit shënoi një boom në Kinë gjatë izolimit të koronavirusit.
Kompania tha se investime do të shkojnë në zhvillimin e semikonduktorëve dhe sistemeve operativ si dhe ndërtimin e infrastrukturës së qendrave të të dhënave.
Ndërsa pjesa më e madhe e profesionistëve dhe punonjësve të zyrave po punojnë nga shtëpia që prej muajit Shkurt, ofruesit më i madh në Kinë i cloud pati një rritje të përdorimit të shërbimeve si DingTalk, një aplikacion i përdorur nga bizneset dhe shkollat për të komunikuar dhe punuar.
Përdoruesit u ankuan për ngecjen e aplikacionit për shkak të volumit të lartë të aktivitetit. Kompania pranoi problemet në Weibo, rrjetin social Kinez.
Divizioni cloud i Alibaba është një prej bizneseve më rritjen më të lartë. Vetëm në tre mujorin e fundit të 2019-ës pati rritje me 62%.
Gjiganti i teknologjisë ka 46.4% të tregut në Kinë duke lënë pas Tencent Cloud me 18% dhe Baidu Cloud me 8.8%. Gjatë izolimit të koronavirusit, Alibaba ndihmoi qeverinë Kineze për të krijuar një sistem monitorimi për të prekurit nga Covid-19.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë