Monedhë

Kategoritë

5 vjet më parë

Kompjuterët e lojërave HP Omen vinë me dizajn të ri

Janë dy sisteme ftohjeje që ofrohen nga linja e re Omen, sistem ftohjeje me ajrim dhe sistem ftohjeje të lëngshëm. HP thotë se kasa e re përmirëson performancën mes 8 deri në 26 përqind.

Kompjuterët e lojërave nga prodhuesit e mëdhenj vazhdojnë të respektohen nga adhuruesit e lojërave për disa arsye dhe një prej tyre përtej performancës janë dizajnet.

Është pikërisht ky drejtimi që HP ka vendosur të zgjedhës me linjën e re të ridizajnuar Omen. Modelet e reja Omen 25L dhe 30L vinë me kasa të reja edhe pse jo aq entuziaste sa modelet e kaluara kanë performancë më të lartë dhe luksin e përshtatjes dhe konfigurimit në opsione të ndryshme.

Një përmirësim i dukshëm është tek sistemi i ajrimit. Të gjitha kanë modelet e reja Omen kanë këmbë më të gjata për të përmirësuar qarkullimin e ajrit ndërsa karta grafike është vendosur më lart në kasë për efikasitet termal.

Janë dy sisteme ftohjeje që ofrohen nga linja e re Omen, sistem ftohjeje me ajrim dhe sistem ftohjeje të lëngshëm. HP thotë se kasa e re përmirëson performancën mes 8 deri në 26 përqind.

Në brendësi ka lëvizje gjithashtu. Seritë Omen vinë me gjeneratën e 10-të të procesorëve Intel përfshirë modelin flagship Core i9-10900K apo edhe variante AMD si Ryzen 9 3900 me 12 bërthama. Kartat grafike janë ato që prisni për një kompjuter lojërash si GeForce RTX 2080 Ti. Western Digital ka furnizuar kompjuterin me SSD M.2 ndërsa Cooler Master me një ushqyes 750-vat.

Desktopët e rinj dalin në shitje nga data 5 Maj me Omen 25L që fillon nga 900 dollarë. Omen 30L me sistem ajrimi më të madh fillon nga 1,200 dollarë. HP i ka shoqëruar edhe me një monitor si modeli 27-inç Omen 27i 1440p, 165Hz IPS.Është kompatibël me teknologjinë G-Sync dhe shitet për 500 dollarë.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: