Dy flagshipët e shumëpritur të Samsung do të sjellin kamera revolucionare me zmadhim optik 100X në S20 Ultra.
Samsung do të prezantojë muajin e ardhshëm tre modele flagship Galaxy S, dhe tashmë është konfirmuar edhe ndryshimi i emrit. Sot të dy telefonët me emrat e koduar SM-G980F/DS dhe SM-G985F/DS janë certifikuar me emërtimet Galaxy S20 dhe S20+.
Numrat e modeleve janë në një linjë me flagshipët e mëparshëm dhe germa F në fund zakonisht përdoret për modelin ndërkombëtar të telefonit. DS do të thotë “Dual-SIM” por jo të gjitha modelet vinë me këtë tipar.
Dy flagshipët e shumëpritur të Samsung do të sjellin kamera revolucionare me zmadhim optik 100X në S20 Ultra. Përveç kamerave, Galaxy S20 do të ketë edhe një procesor më të fuqishëm Snapdragon 865 deri në 16GB RAM dhe ekrane 120Hz.
Së bashku me telefonët mbërrijnë edhe kufjet e reja Galaxy Buds+ të cilët kanë jetëgjatësi më të lartë baterie dhe cilësi më të lartë telefonatash.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë