Monedhë

Kategoritë

3 vjet më parë

Kufjet e reja të Razer konkurrojnë me AirPods Pro dhe i dedikohen gaming

Kufjet vinë me certifikimin THX që sipas Razer sjell një bas të thellë me nivele zero të deformimit të audios edhe në volume të larta.

Kufjet e reja të Razer konkurrojnë me AirPods Pro dhe i dedikohen gaming

Kufjet e para wireless Razer debutuan në 2019 dhe ajo që premtonin ishin vonesat e ulëta të transmetimit duke i bërë të dobishme për gaming.

Tani kompania është gati për gjeneratën e dytë të tyre me prezantimin Hammerhead True Wireless Pro që do të shiten nga dita e sotme për 199 dollarë. Ato vinë me teknologjinë e anulimit të zhurmave.

Kanë certifikimin IPX4 për rezistencë ndaj ujit. Razer thotë se jetëgjatësia e baterisë është 20 orë së bashku me kasën, 1 orë më pak sesa konkurrentët AirPods Pro dhe Bose QuietComfort Earbuds.

Kufjet vinë me certifikimin THX që sipas Razer sjell një bas të thellë me nivele zero të deformimit të audios edhe në volume të larta.

Kostoja i vendos kufjet poshtë Sony 1000XM3 duke ofruar pothuajse të njëjtën cilësi.

Copyright: © PCWorld Albania