Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Laptopi i Origin nuk është si gjithë të tjerët

Laptopi do të jetë një makineri e vërtetë lojërash falë grafikave NVIDIA GeForce RTX 2070 Max-Q, ekranit 144Hz 1080p dhe 32GB RAM.

Origin prezantoi ditën e sotme një laptop të pazakontë. EON15-X ka një procesor ndërtuar për desktopët, modelin 12-bërthamësh AMD Ryzen 3900.

Krahasuar me Ryzen 9 3900X, procesori i vendosur në laptop ka të gjitha tiparet e tij me përjashtim të reduktimit të fuqisë nga 105 në 65-vat. Gjithashtu shpejtësisë janë më të ulëta por ende merrni 12 bërthama dhe 25 procese.

Laptopi do të jetë një makineri e vërtetë lojërash falë grafikave NVIDIA GeForce RTX 2070 Max-Q, ekranit 144Hz 1080p dhe 32GB RAM. Edhe pse peshon 2.6Kg, laptopi është 20% më i lehtë sesa paraardhësi.

Ende 65-vat janë shumë për një laptop që do të thotë se jetëgjatësia e baterisë vuan. Funksionet e avancuara si Dynamic Boost dhe Advanced Optimus të kartës grafike të NVIDIA funksionojnë vetëm me procesorët Intel.

Por në fund të fundit është një laptop monstër që mund të përdoret nga editimi i videove, punime 3D deri tek zgjidhje nga më të ndryshme kreative. Origin nuk zbuloi datën e debutimit as çmimin e tij. 

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: