Ndërsa pjesa më e madhe e botës është e izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, biznesi global prej 160 miliardë dollarësh i video lojërave po shënon një boom.
Facebook do të prezantojë ditën e sotme një aplikacion për adhuruesit e lojërave quajtur Facebook Gaming. Një lëvizje e fortë nga rrjeti social, Facebook Gaming do të ishte tentativa e parë e Facebook për tu përballët me dominuesit e këtij tregu si Google YouTube dhe Amazon Twitch.
Aplikacioni do të jetë pa pagesë dhe vjen pas vitesh investime të cilat bën që 700 milionë nga 2.5 miliardë përdorues në muaj të angazhohen në përmbajtje gaming në platformë.
Aplikacioni është dizajnuar për të parë dhe realizuar regjistrime të video lojërave, një sektor në rritje vitet e fundit.
Ndërsa pjesa më e madhe e botës është e izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, biznesi global prej 160 miliardë dollarësh i video lojërave po shënon një boom.
Kompania ka testuar Facebook Gaming në Azinë Juglindore dhe Amerikën Latine në 18 muajt e fundit dhe ka planifikuar ta lançojë të Hënën në Google Play ndërsa versioni në iOS sapo Apple ta aprovojë.
Në tregun e transmetimeve të video lojërave Facebook është i treti pas YouTube dhe Twitch sipas orëve të shikuara. Aktualisht përmbajtjet gaming përdoruesit i shohin në aplikacionin kryesor.
Aplikacioni i ri përfshin lojëra, akses në komunitete lojtarësh por suksesi i vërtetë do të jetë sesa ka për tu përdorur për të parë dhe transmetuar live video lojërat.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë