Është një ndryshimi i vogël por i mirëpritur në ndërfaqen e Instagram, një element më pak për vëmendjen e përdoruesit.
Instagram ka vendosur të heqë butonin e IGTV në cepin e djathtë lart nga aplikacioni kryesor. Lançuar në 2018-ën, IGTV është shërbimi i videove në format të gjatë në Instagram dhe ishte ndërtuar për të rivalizuar platformat si YouTube.
Rrjeti social tha se ka vendosur të heqë butonin pasi mësoi se shumë pak njerëz po e klikonin. Shumica e njerëzve i gjejnë përmbajtjet IGTV përmes kohështrirjes apo në panelin e Explore.
Është një ndryshimi i vogël por i mirëpritur në ndërfaqen e Instagram, një element më pak për vëmendjen e përdoruesit. Por nga ana tjetër përdoruesit duhet të gërmojnë në aplikacion për të gjetur përmbajtje IGTV.
Sigurisht mund të shkarkoni aplikacionin më vete IGTV, por të dhënat tregojnë se është shumë pak i përdorur krahasuar me mbi 1 miliardë përdoruesit e Instagram apo me miliona e rivalit TikTok.
Lëvizja është një tregues sesi Instagram po e largon IGTV nga prioritetet e tij ndërsa ka dështuar të tërheqë krijuesit dhe përdoruesit që nga debutimi. Shërbimi gjithashtu nuk ofron mënyrat e gjenerimit të të ardhurave nga reklamat siç ofron YouTube.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë