Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

LG prezanton zyrtarisht smartfonin e shumëpërfolur

Pamja e jashtme karakterizohet nga plot ngjyra me shkëlqim dhe portë kufjes 3.5mm. një prej tipareve më interesante të LG është stili “raindrop” i kamerës selfie.

Pas disa javësh informacione të rrjedhura nga vetë kompania, LG më në fund ka prezantuar smartfonin e ri Velvet në Korenë e Jugut.

Duke qenë se dimë thuajse çdo gjë rreth tij, lajmi i madh është se do të jetë në shitje, të paktën në Korenë e Jugut.

Drejt fundit të muajit LG pritet të ndajë më shumë informacione për debutimin global. Smartfoni plot stil vjen me procesor Snapdragon 765, ekran 6.8-inç OLED dhe bateri 4,300 mAh me teknologjinë e karikimit wireless. Po në brendësi fshihen 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Pamja e jashtme karakterizohet nga plot ngjyra me shkëlqim dhe portë kufjes 3.5mm. një prej tipareve më interesante të LG është stili “raindrop” i kamerës selfie.

Kamera e pasme me tre sensor përfshin një 48-megapiksel, një 8-megapiksel me kënd të gjerë dhe një 5-megapiksel sensor thellësie. Kamera selfie është 16-megapiksel.

Ajo që LG mbajti të fshehtë ishte çmimi i telefonit jashtë Koresë. Në vendin amë të kompanisë telefoni shitet për afro 700 dollarë duke qëndruar pak mbi rangun e mesëm të smartfonëve.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: