Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft aplikon enkriptimin fundor në Teams

Me enkriptimin fundor përdorues gjenerojnë vetë çelësat e tyre të enkriptimit. Kështu askush nuk mund të kontrollojë apo përgjojë komunikimin as vetë zhvilluesi i shërbimit.

Microsoft aplikon enkriptimin fundor në Teams

Nëse jeni të shqetësuar për dikë që mund të gjurmojë të dhënat dhe informacionet sensitive gjatë takimeve në Microsoft Teams, kompania ka vendosur ta bëjë procesin e enkriptimit akoma edhe më të mirë.

Kompania konfirmoi lançimin e enkriptimit fundor për Teams. Deri më sot Microsoft ka ofruar enkriptimin fundor vetëm për thirrjet telefonike 1n1 por në fund shpreson ta ofrojë për mbarë shërbimin.

Enkriptimi fundor është i rëndësishëm sepse një zhvillues aplikacioni nuk mund të përgjojnë komunikimet e përdoruesit të tij. Me enkriptimin e zakonshëm zhvilluesi i jep përdoruesit një çelës që do të thotë se ky zhvillues mund të dekriptojë dhe të lexojë të gjitha të dhënat dërguar mes përdoruesve.

Me enkriptimin fundor përdorues gjenerojnë vetë çelësat e tyre të enkriptimit. Kështu askush nuk mund të kontrollojë apo përgjojë komunikimin as vetë zhvilluesi i shërbimit.

Këtë shërbim Microsoft do ta ofrojë për përdoruesit komercialë fillimisht por shpreson ta ofrojë për të gjithë së shpejti

Copyright: © PCWorld Albania