Kur vizitoni një uebsajt ikona do të shfaqet me një njoftim për numrin e kuponave që ka gjetur prej tij. Si dhe kur të bëheni gati për të paguar, shfletuesi do ti aplikojë për ju kouponat.
Microsoft do të shtojë disa funksione të reja në Edge për ata që frekuentojnë shpesh blerjet online. Së pari kompania ka përmirësuar mjetin e krahasimit të çmimit duke e bërë më të dobishëm.
Përdoruesit nuk kanë nevojë më për të shtuar sendet në një Koleksion për të krahasuar çmimet e tyre nga distributorë të ndryshëm.
Përkundrazi Edge do e bëjë në kohë reale dhe vetëm duhet të klikoni ikonën blu të vendosur ngjitur me URL. E njëjta ikonë do të tregojë të gjithë kuponat e disponushëm nga një distributor.
Kur vizitoni një uebsajt ikona do të shfaqet me një njoftim për numrin e kuponave që ka gjetur prej tij. Si dhe kur të bëheni gati për të paguar, shfletuesi do ti aplikojë për ju kuponat.
Jashtë Edge Microsoft lançoi qendrën e re të blerjeve Bing. Këtu përdoruesit mund të shfletojnë promocionet nga distributorë të ndryshëm.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë