Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft i ka shpallur luftë fjalëkalimeve !

Kompania është duke u përpjekur maksimalisht që të shtyjë përdoruesit drejt adoptimit të verifikimit me shumë faktorë ose zgjidhjeve të lartpërmendura pa fjalëkalim për të siguruar llogaritë e tyre.

Microsoft tha javën e kaluar se numri i njerëzve që përdorin metoda kyçje në pa një fjalëkalim ka arritur në 150 milionë, nga 100 milionë raportua në Nëntorin e vitit të kaluar.

Kjo shifër përfshin shërbimet e Microsoft si Azure, GitHub, Office dhe Xbox tha kompania. Këto metoda kyçje përfshijnë Windows Hello, Azure Active Directory, Microsoft Authenticator dhe çelësat e sigurisë FIDO2.

Kompania është duke u përpjekur maksimalisht që të shtyjë përdoruesit drejt adoptimit të verifikimit me shumë faktorë ose zgjidhjeve të lartpërmendura pa fjalëkalim për të siguruar llogaritë e tyre.

Vitin e kaluar Microsoft tha se sistem e verifikimit me shumë faktorë kanë bllokuar 99.9% të sulmeve për të kompromentuar llogaritë dhe rastet ku ky sistem mund të anashkalohet janë aq të rralla sa kompania nuk ka statistika.

Vetë kompania ka implementuar së brendshmi këto sisteme pa fjalëkalime dhe punonjësit nuk e kanë një të tillë që ta harrojnë apo ta resetojnë kur se mbajnë mend. 90% e punonjësve të Microsoft përdorin sistemet e sigurisë pa fjakëkalim.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: