Monedhë

Kategoritë

1 vit më parë

Microsoft jep lajmin e shumëpritur për përdoruesit e kompjuterëve Windows dhe telefonëve iPhone

Phone Link ka qenë i disponueshëm për Android që prej 2015-ës por kjo është hera e parë që mbështet edhe iPhone-ët.

Microsoft jep lajmin e shumëpritur për përdoruesit e kompjuterëve Windows dhe telefonëve iPhone

Microsoft tha se mbështetja për iPhone përmes aplikacionit Phone Link tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës.

Funksionaliteti i Microsoft lejon sinkronizimin e thirrjeve, kontakteve dhe mesazheve, përfshirë mbështetje të kufizuar për iMessage mes iPhone dhe PC.

Phone Link ka qenë i disponueshëm për Android që prej 2015-ës por kjo është hera e parë që mbështet edhe iPhone-ët.

Microsoft ka implementuar një lançim me mfaza duke filluar me testuesit e Windows Insider në fund të muajit Shkurt. Më pas kompania filloi lançimin muajin e kaluar duke premtuar mbështetje për përdoruesit e Windows 11-ës në fund të muajit Maj.

Sot çdo përdorues i një kompjuteri Windows me iPhone mund të përdorë aplikacionin Phone Link.

Phone Link për iPhone ka disa kufizime që telefonët Android nuk i kanë. Së pari nuk funksionon me bisedat në grup apo për dërgimin e imazheve dhe videove. Për më tepër mesazhet zanore dhe aplikacionet iMessage nuk funksionojnë.

Gjithsesi kryen detyrat bazike duke eliminuar nevojën për të kaluar mes kompjuterit dhe telefonit. Duhet të keni të instaluar iOS 14.0 dhe pajisjet lidhen përmes Bluetooth.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: