Monedhë

Kategoritë

7 muaj më parë

Microsoft ka tentuar të shesë motorin e kërkimit Bing tek Apple

Nëse do të kishte ecur përpara, Bing do të zëvendësonte Google si motor kryesorë në pajisjet Apple.

Microsoft ka tentuar të shesë motorin e kërkimit Bing tek Apple

Ekzekutivët nga Microsoft dhe Apple u takuan në2 020-ën për të diskutuar një shitje të mundshme të Bing sipas Bloomberg.

Por bisedimet dështuan të shikonin përtej fazës eksploruese pasi Apple nuk e ndoqi kurrë seriozisht idenë.

Nëse do të kishte ecur përpara, Bing do të zëvendësonte Google si motor kryesorë në pajisjet Apple.

Ekzekutivët e Microsoft u takuan me shefin e shërbimeve të Apple Eddy Cue për një marrëveshje potenciale, por bisedimet nuk ecën përpara. Kjo sepse Apple përfiton financiarisht në mënyrë të konsiderueshme nga Google dhe se Bing mund të mos arrinte të konkurronte me Google në cilësi dhe aftësi.

Motori i kërkimit të Google ka qenë kryesori në iPhone, iPad dhe Mac dhe Google i paguan Apple miliarda dollarë në vit për këtë privilegj. Marrëveshja e fundit ishte në 2021 dhe Apple fiton mes 4 deri në 7 miliardë dollarë çdo vit nga Google.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me:

- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Laptop HP Envy 16″ Touchscreen, 16GB, 1TB SSD, Core i9

149,990 L
Kurseni: 10,000 L
- 6%
OFERTA ONLINE
Ofertë!

Asus Rog Strix G16 16″, 16GB, 512GB SSD, Core i7

149,990 L
Kurseni: 10,000 L