Monedhë

Kategoritë

4 vjet më parë

Microsoft lançon ikona të reja në Windows 10

Këto ikona tashmë janë në kanalin eksperimental Dev por nuk do të kalojë shumë kohë përpara se të mbërrijnë edhe në versionet stabile të sistemit operativ.

Microsoft lançon ikona të reja në Windows 10

Microsoft vijon të punojë në pamjen e Windows 10-ës. Ndryshimi më i fundit janë disa ikona të reja për elementë të ndryshme vizualë të File Explorer. Përdoruesit do të shohin ikona të ridizajnuar për mjetet e aksesuara më shpesh në File Explorer.

Në Windows Blogs Microsoft tregoi për mbërritjen e ikonave të ridizajnuar për disa mjete të File Explorer. Këto ikona tashmë janë në kanalin eksperimental Dev por nuk do të kalojë shumë kohë përpara se të mbërrijnë edhe në versionet stabile të sistemit operativ.

Thuajse gjatë gjithë vitit të kaluar kompania ka punuar për ta bërë Windows 10-ën të duket më moderne. Së fundi Microsoft sjell ikonat e ridizajnuar të Desktop, Documents, Downloads, Pictures, disqeve e madje edhe Recycle bin.

Nëse nuk dëshironi të prisni derisa Microsoft të lançojë ikona në versionet stabile mund të regjistroheni në programin Windows Insider dhe të instaloni versionet eksperimentale të Windows 10-ës.

Për ta bërë këtë ndiqni hapat Settings > Update & Security dhe më pas klikoni Windows Insider Program.

Copyright: © PCWorld Albania

Dil i kënaqur me: