Por ishte një postim nga vetë Microsoft që hodhi dritë mbi planet e reja se kompania shpresonte të sillte një pajisje me një ekran këtë vit dhe me Windows 10X.
Kompjuterët me dy ekrane po vinë, por jo aq shpejtë sa Microsoft kishte menduar. Kompania kishte planifikuar të lançonte Windows 10X së bashku me harduerin e ri, Surface Neo, këtë vit.
Megjithatë spekulimet e muajit të kaluar sugjeronin se versioni i modifikuar i sistemit operativ që po dizajnohej specifikisht për telefonët, tabletët dhe laptopët me dy ekrane, do të shtyhej deri më 2021 duke qenë se pajisje të tilla vështirë të mbërrinin këtë vit.
Por ishte një postim nga vetë Microsoft që hodhi dritë mbi planet e reja se kompania shpresonte të sillte një pajisje me një ekran këtë vit dhe me Windows 10X.
Windows 10X shihet si një sistem operativ i dizajnuar për fleksibilitet. Nuk dihet sesa do tu vyejë pajisjeve me një ekran Windows 10X duke qenë se është dizajnuar posaçërisht për dy ekrane.
Ky sistem operativ do ta bënte më të thjeshtë ndërveprimin me disa dritare në një pajisje me dy ekrane si dhe të përmirësonte konsumin e energjisë. Gjithsesi Windows 10X do të vijë në 2020-ën, por jo në formën që Microsoft së bashku me ne kishim shpresuar.
Copyright: © PCWorld Albania
Ne kujdesemi për të dhënat tuaja, dhe do të përdorim cookie-t vetëm për të përmirësuar përvojën tuaj. Cilësimet dhe politikat e privatësisë